Parlamenti i Venezuelës miratoi ligjin, amnistia u jepet 379 të burgosurve politikë në Venezuelë

21 Shkurt 2026 | 14:15

Sistemi gjyqësor në Venezuelë ka dhënë “dritën jeshile” për lirimin e 379 të burgosurve politikë, pasi presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez, miratoi dhe nënshkroi një ligj për amnisti.

“Zyra e prokurorit ka paraqitur kërkesa për amnisti në gjykatat kompetente për një total prej 379 personash”, tha kongresmeni Jorge Areatha, i cili kryeson komisionin përgjegjës për procesin.

Sipas tij lirimet do të kryheshin të premten në darkë dhe paraditen e së shtunës. Të enjten, parlamenti i Venezuelës miratoi unanimisht një ligj për amnisti që pritet të lejojë lirimin e qindra të burgosurve të përshkruar si politikë nga opozita dhe organizatat joqeveritare.

Legjislacioni i ri nuk i mbulon individët që “inkurajuan” veprime të armatosura kundër vendit, një dispozitë që mund të përjashtonte anëtarët e opozitës, përfshirë udhëheqësen e saj dhe laureaten e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, e cila kishte mbështetur sulmin ushtarak amerikan më 3 janar.

Sipas Nenit 9, ata që nxitën, kërkuan, inkurajuan, lehtësuan, financuan ose morën pjesë në veprime të armatosura ose të dhunshme kundër popullit, sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Venezuelës nga shtete, kompani ose individë jashtë vendit janë të përjashtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026