Gjirokastër, përmbytjet dhe erozioni dëmtojnë tokat bujqësore
Reshjet intensive të dimrit dhe erozioni po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas specialistëve të bujqësisë si shkak i reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve janë dëmtuar rreth 100 ha sipërfaqe bujqësore duke përfshirë edhe tokat e mbjella me kulturat e stinës.
“Periudha e gjatë me reshje intensive ka shkaktuar mjaft problematika në bujqësi, përgjithësisht dëmi më i madh, ai që mbetet është dëmtimi i tokës bujqësore në disa zona nga lumenjtë Drino, Lumi i Kardhiqit, por edhe përrenj të tillë siç është përroi i Nimicës apo në disa zona të tjera periferike si në Zhulat, Derviçan pra janë evidentuar dëme të konsiderueshme, gjithashtu dëmtime ka pasur edhe në kulturat bujqësore të mbjella, të cilat do të pasqyrohen edhe në prodhimet e këtij viti”, thotw Balil Bineri, specialist i bujqësisë.
Problematike për fermerët është humbja e tokës si shkak i vërshimit të lumenjve Drino dhe Vjosë. Çdo vit regjistrohen sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore që dëmtohen si shkak i gërryerjes nga lumenjtë dhe depozitimit të inerteve.
“Humbje të tokës bujqësore nga lumi Drino në zonën e Mashkullorës, në dy tre pika, dëmtime të tokës bujqësore në fushën e Plesatit pranë Urës së Kardhiqit nga lumi i Kardhiqit, dua të theksoj faktin se këto janë toka fushore dhe mjaft pjellore kështu që dëmtimi i tyre është me mjaft pasoja, që duhet vlerësuar”, shprehet Bineri.
Ekspertët e bujqësisë apelojnë për zbatimin e investimeve të cilat do të parandalojnë përmbytjet dhe erozionin e tokës duke mbështetur fermerët dhe prodhimin bujqësor vendas
Bujqësia dhe agro-përpunimi cilësohen ndër sektorët e rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale në Qarkun e Gjirokastrës.
Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë