Ekskluzive| “Qarkorja” kundër krimit, Ardi Veliu tre porosi vartësve për monitorimin e situatës
Dy ditë pas mbledhjes urgjente të thirrur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ky i fundit u ka lëshuar një qarkore vartësve për monitorimin e situatës kriminale në vend.
Euronews Albania ka mësuar ekskluzivisht përmbajtjen e kësaj qarkoreje të përbërë nga tre pika ku vihet re se kryepolici kërkon nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.
- Shefat e komisariateve nuk do largohen nga territori para orës 22:00.
- Të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal.
- Shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës.
Kjo qarkore vjen në një kohë kur drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do te varet nga reagimi i strukturave që kanë në varësi përballë veprimtarisë kriminale.
Këto paralajmërime dhe kjo qarkore vjen në një moment kur në vend vetëm në 11 ditët e para të muajit qershor janë regjistruar tetë ngjarje kriminale me tetë viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksidentet në rritje, 70 viktima në 4 muajt e parë të vitit
- Ardi Veliu: Viti 2020 me rritje të kultivimit të kanabisit, por policia asgjësoi më shumë
- Vrasja e dhëndrit nga i vjehrri, lëvizjet e viktimës u vëzhguan nga gruaja e tij
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta