Sekretari i ICMG: KOK-u po bën punë të jashtëzakonshme drejt “Prishtina 2030”

24 Shkurt 2026 | 10:34

Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippousis, ka vlerësuar përgatitjet e deritanishme të Kosovës për organizimin e Lojërat Mesdhetare, duke e cilësuar edicionin e 21-të si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin sportiv, infrastrukturor dhe institucional të vendit.

Gjatë vizitës dhe takimeve me përfaqësuesit e institucioneve sportive, Filippousis theksoi rëndësinë e angazhimit të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave sportive, duke nënvizuar se përgatitjet për Prishtina 2030 po ecin në drejtimin e duhur.

“Udhëheqja e Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Federatat Kombëtare të Sportit meritojnë njohjen tonë veçanërisht ndërsa përgatitjet për “Prishtina” 2030 janë në proces e sipër. Edicioni i 21 i Lojërave Mesdhetare përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për Prishtinën dhe Kosovën, për shtetin dhe kryeqytetin e tij, jo vetëm te fusha e lojës, ku shtetet do të garojnë në nivelet më të larta të 28 sporteve, por edhe në aspektin e ndërtimit e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme. Këto mundësi do të forcojnë përgatitjet e atletëve, do të mbështesin zhvillimet afatgjate në sport dhe të rrisë standardet e performancës për vitet në vijim”, ka thënë Filippousis.

Sipas tij, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ketë ndikim të shumëfishtë për Kosovën, duke lënë trashëgimi afatgjate në sport, infrastrukturë dhe kapacitete institucionale, si dhe duke forcuar pozicionin e Prishtinës në hartën e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare sportive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026