SHBA paralajmëron Ukrainën për sulmet në Novorossiysk: Po ndikon në investimet amerikane
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar Ukrainën se sulmet e Kievit ndaj objekteve të naftës në portin rus të Detit të Zi, Novorossiysk, kanë ndikuar në investimet amerikane në Kazakistan. Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja ukrainase në SHBA, Olga Stefanishina.
“Kemi dëgjuar se sulmet ukrainase në Novorossiysk kanë ndikuar në disa nga investimet amerikane që po kryhen përmes Kazakistanit. Dhe kemi dëgjuar nga Departamenti i Shtetit se duhet të përmbahemi nga, e dini, sulmet ndaj interesave amerikane”, citoi CNN të ketë thënë Stefanishina në një konferencë për shtyp. Sipas saj, ajo ka marrë edhe një njoftim zyrtar diplomatik nga Departamenti i Shtetit lidhur me këtë çështje.
Stefanishina theksoi se demarshi i Departamentit të Shtetit tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk kanë të njëjtat interesa ekonomike në Ukrainë si në Kazakistan. Ajo u shpreh se Kievi nuk e ka sjellë veten “në situatën ku mund të bëjë të njëjtën gjë” si Astana në 35 vjet të pavarësisë së saj.
Më 29 nëntor, një vend ankorimi i terminalit të Konsorciumi i Gazsjellësit Kaspik pranë Novorossiysk u dëmtua nga një sulm me dron detar ukrainas. Sipas shërbimit për shtyp të konsorciumit, vendi i ankorimit nuk është më i përdorshëm.
Ndërkaq, më 13 shkurt, ambasadorja e SHBA-së në Astana, Julie Stufft, theksoi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë së infrastrukturës së këtij konsorciumi energjetik.
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin