Të hënën në Euronews Albania nis rrugëtimin emisioni “Raw Politics” nën drejtimin e Erla Mëhillit
Të hënën në orën 21:00 starton emisioni “Raw Politics” në ekranin e Euronews Albania. Drejtuesja e emisionit, Erla Mëhilli zbuloi detaje për formën dhe përmbajtjen e emisionit, ndërsa shtoi se fokusi kryesor do vendoset tek zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon.
““Raw Politics”, është patentë e Euronews, nuk është se kemi shpikur ne. Pra, do të ri-sjellim një program që ka ekzistuar në Euronews. Do të jemi dy herë në javë në transmetim, të hënën dhe të enjten në orën 21:00 në mbrëmje. Me intervista dhe panele debati. Do të trajtojmë çështjen e aktualitetit, politikës, por dhe çështje të tjera të politikës rajonale”, tha ajo.
Ajo shpjegoi edhe domethënien e emisionit dhe mënyrën se si duhet ta kuptuar termi “Raw” nga publiku.
“Do duhet ta shpjegojmë pak se çfarë do të thotë “Raw”, sepse mund të ketë njerëz që nuk e kuptojnë. “Raw” në një term shqip do të thotë politika sade, politika bruto, politika e pa trajtuar dhe e papërpunuar”, tha znj. Mëhili.
Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj. Mëhilli u ndal edhe tek procesi zgjedhor i Partisë Demokratike, i cili zhvillohet të dielën më 13 qershor. Sipas saj, gara e brendshme në selinë blu është e pabarabartë.
“Nuk shpresoj që të ketë ndonjë risi kjo garë. Më duket….dihet tani se kush do të jetë fituesi. Unë kam kuptuar se kandidatë e kanë seriozisht, por nuk mund të them se bëhet fjalë për një garë të barabartë. Unë nuk e quaj një garë të barabartë”, tha drejtuesja e emisionit “Raw Politics”.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta