Vance: Trump preferon ende një zgjidhje diplomatike me Iranin
Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha të enjten se Donald Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike me Iranin dhe shpreson që iranianët do ta marrin seriozisht këtë qëndrim në raundin e ri që dë të zhvillohet të enjten.
“Presidenti ka qenë sa më i qartë që mundi: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore (…) Ai do të përpiqet ta arrijë këtë përmes kanaleve diplomatike”, tha Vance në një intervistë për Fox News.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së shmangu sqarimin nëse SHBA-të do të donin që udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të largohej nga pushteti.
Më herët sot, qeveria amerikane njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike që synojnë dobësimin e regjimit të Teheranit dhe kufizimin e të ardhurave të tij nga nafta, në prag të bisedimeve midis dy palëve në Gjenevë.
Trump gjithashtu akuzoi Iranin të martën për zhvillimin e “raketave që mund të kërcënojnë Evropën dhe bazat amerikane” dhe për përpjekjen për të siguruar sisteme armësh edhe më të fuqishme të afta për të goditur së shpejti Shtetet e Bashkuara.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në