Ambasadori amerikan-punonjësve të ambasadës: Nëse do largoheni nga Izraeli, bëjeni sot për çështje sigurie
Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi të premten largimin e personelit jo-emergjent dhe të familjarëve të tyre nga Israel për shkak të “rreziqeve të sigurisë” në rritje.
Sipas raportimit të The New York Times, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, u ka dërguar një email punonjësve të ambasadës duke i inkurajuar që, nëse dëshirojnë të largohen, “duhet ta bëjnë këtë SOT”.
Thirrja për largimin e stafit jo-emergjent, e lëshuar përmes një alarmi sigurie, “ka të ngjarë të rezultojë në një kërkesë të lartë për vende në linjat ajrore sot”, shkroi Huckabee. Ai këshilloi stafin të përqendrohet në sigurimin e një bilete për çdo destinacion nga ku mund të vazhdojnë më pas udhëtimin drejt Uashingtonit, duke theksuar se përparësia kryesore është largimi i shpejtë nga vendi.
“Nuk ka nevojë për panik”, theksoi ambasadori, “por për ata që dëshirojnë të largohen, është e rëndësishme të bëjnë plane për t’u nisur sa më shpejt të jetë e mundur.”
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera