Ardon Jashari i thur elozhe Milanit dhe Allegrit: Ëndërr të luash këtu
Mesfushori shqiptar që luan për Milanin, Ardon Jashari është ndalur dhe ka analizuar aventurën e re te kuqezinjte, e cila duket se po shkon mirë. Në një intervistë për Mediaset, 23-vjecari e cilësoi këtë një ëndërr të realizuar, ndërsa i thuri elozhe dhe trajnerit të djallit.
“Milani do të thotë shumë për mua. Kur më thanë se mund të vija në Milano, ishte një ëndërr e bërë realitet. Pas një negociate të gjatë, arrita të transferohem në këtë klub magjik. Objektivi kryesor mbetet rikthimi në Champions League. “Kur luan në atë kompeticion, përjeton netë magjike. Duhet ta arrijmë së bashku”.
Fjalët e mirë nuk munguan as për trajnerin Massimiliano Allegri.
“Është një trajner i madh. Për eksperiencën dhe trofetë e fituar, duhet vetëm ta dëgjosh. Ai e njeh në detaje futbollin italian dhe di çfarë duhet për të fituar”. Sa i përket idhujve të tij në futboll, Jashari deklaroi se janë Pirlo dhe Roberto Baggio.
Jashari mungoi për disa javë përgjatë këtij sezoni për shkak të dëmtimit, ndërsa më pas u kthye të luajë si titullar dhe vlerësohet maksimalisht edhe nga drejtuesit e klubit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta