Izraeli akuzon Spanjën se po mbështet Iranin, kundërpërgjigjet ministri spanjoll
Spanja ka hedhur poshtë kritikat izraelite për qëndrimin e saj ndaj konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, me një zyrtar që i përshkroi si “qesharake” akuzat se Madridi po mban anën e Iranit.
“Qeveria spanjolle, e cila po qëndron në krah të të gjithë tiranëve të botës, ashtu siç qëndroi me Venezuelën, tani po qëndron në krah të Iranit”, tha të dielën Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar.
Sa’ar kritikoi qëndrimin e Spanjës ndaj luftës, duke pretenduar se ajo është një përjashtim në Evropë.
“Gjatë dy ditëve të fundit fola me shumicën e ministrave të jashtëm të BE-së dhe një numër i konsiderueshëm i tyre ndanë të njëjtin mendim. Ata mund të duan që operacioni të ketë sukses, por nuk janë pjesë e këtij operacioni”, tha Sa’ar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Madridit, Manuel Albares, iu përgjigj kësaj akuze në një intervistë tjetër.
“Kjo është absurde dhe qesharake. Spanja ka një politikë të jashtme koherente”, tha ai, duke shtuar se vendi po zbaton “në mënyrë koherente” qëndrimin e tij në lidhje me konfliktet në të gjithë botën.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në