Zgjedhjet në PD, voton Berisha: Partia do të dalë më e bashkuar
Këtë të diel u zhvilluan votimet për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike ku sigurisht pjesëmarrës ishte dhe ish-kryeministri, Sali Berisha i cili bëri thirrje për pjesëmarrje në votim.
Sipas tij PD-ja do të dalë më e bashkuar nga këto zgjedhje sepse secili kandidat ka shprehur pikëpamjet e tij dhe kjo nuk do të ndikojë në unitetin e partisë.
“Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, çka është tërësisht normale, por kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për Partinë Demokratike” , u shpreh Berisha.
Referuar deklaratave të tij se nuk e përjashton një rikthim në PD, ish-kryeministri tha me buzën në gaz se i qëndron konsistent deklaratave të tij.
Ndërkaq, në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe 3 sfidantët Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në PD, votojnë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Shehaj denoncon përjashtimin e vëzhguesve të tij
- Zgjedhjet e PD, Agron Shehaj: Vëzhguesit e mi po janë përjashtuar nga monitorimi
- Mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të PD, Basha përballë Harxhit, Kadillit e Shehajt
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta