Momenti kur pilotja e avionit amerikan F-15 shpëton pasi u rrëzua gabimisht nga forcat kuvajtiane
Mediat arabe publikuan këtë të martë pamjet nga Kuvajti që tregojnë një pilote të avionit luftarak amerikan, pasi ajo arriti të katapultohej me sukses nga avioni i saj, i cili, sipas ushtrisë amerikane, u rrëzua gabimisht nga forcat e mbrojtjes ajrore të Kuvajtit.
Sipas raportimeve të ushtrisë amerikane dhe mediave, gjatë operacioneve luftarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, të quajtura Operation Epic Fury, tre avionë luftarakë amerikanë të tipit F-15E Strike Eagle u rrëzuan mbi territorin e Kuvajtit. Të gjithë pilotët mbijetuan.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se të gjithë anëtarët e ekuipazheve, përfshirë edhe piloten që shihet në këtë video, arritën të katapultohen në mënyrë të sigurt.
Ata janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Në momentin e incidentit, avionët po merrnin pjesë në operacione mbështetëse kundër sulmeve iraniane, por raketat kundërajrore kuvajtiane i identifikuan gabimisht si kërcënim, çka çoi në rrëzimin e tyre.
Kuvajti ka pranuar se bëhet fjalë për një incident aksidental të ashtuquajtur “friendly fire” dhe po bashkëpunon me forcat amerikane në hetimin e ngjarjes.
Videoja tregon piloten pasi ka zbritur në tokë në mënyrë të sigurt, ndërsa në sfond dëgjohet një burrë duke i thënë:
“Mos u shqetëso, je e sigurt. Faleminderit që na ndihmove”.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera