GJKKO shpall vendimin për dosjen e “Sterilizimit”
Gjykata e Posaçme shpalli vendimin lidhur me dosjen e Sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj u shpall i pafajshëm për grup të strukturuar kriminal, fajtor për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, fajtor për falsifikim. Në përfundim ai u dënua me 6 vite burg të cilat ulen në 4 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Biznesmeni Ilir Rrapaj, u shpall i pafajshëm për grup kriminal. Në përfundim, Rrapaj u dënua me 6 vite burg të cilat ulen në 4.
Mjeku Arben Gjata u dënua 3.6 vite të cilat ulen në 2.4. Në përfundim të gjykimit i është pezulluan dënimi dhe është vendosur në shërbim prove për 2 vite.
Genc Byrazeri është dënuar me 1.6 vite që konvertohen përfundimisht me 80 orë punë në interes publik.
Naile Ajazi është dënuar me shërbim prove për 2 vite.
Dënimet për procesin e dosjes së Sterilizimit janë bërë me gjykim të shkurtuar. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.
Ish-ministri Beqaj dhe 8 personat e tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë u hetuan nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta