Fatbardh Kadilli: Gara në PD ishte e pabarabartë, i takon Bashës ta mbajë partinë të bashkuar
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shprehet se pas zgjedhjeve i takon Lulzim Bashës, jo vetëm ta mbajë partinë të bashkuar por ta çojë atë në fitore.
Ndërsa e cilësoi garën si të “pabarabartë”, z. Kadilli theksoi se 3 javë për të bërë fushatë ishte një kohë e pamjaftueshme. Ai foli për përdorim të aseteve partiake nga z. Basha si dhe për thyerje të rregullave të garës.
“Kjo garë nisi e pa barabartë dhe përfundoi e pabarabartë. Kishte pamundësi për secilin nga kandidatët për të garuar me kryetarin në detyrë prej 8 vitesh. E gjithë trupa e PD u përfshi hapur në fushatë kundër etikës dhe udhëzimeve që nxori partia. Po jap vetëm një tregues të thjesht, faqet e degëve të PD publikonin vetëm takimet e Lulzim Basha. Kishte të gjithë aparatin e partisë në funksion, vetëm fotografë kishte me vete katër persona”, deklaroi z. Kadilli.
Ai tha se shifrat e reja për anëtarësinë tregojnë se nga 106 mijë anëtarë, PD ka zbritur sot në 76 mijë dhe sipas tij përgjegjësia për tkurrjen i takon kryetarit të partisë. Z. Kadilli u shpreh gjatë intervistës në Euronews Albania se shumë persona që kanë qenë anëtarë të PD, sot nuk e gjejnë më emrin në listë.
Pavarësisht se nuk siguroi vota për të qenë kryetar i PD, z. Kadilli thotë se do ta vazhdojë projektin e tij për reformimin e partisë duke shtuar se “thelbi i manifestit është që partia është më e madhe se sa kryetari”.
“Betejën për demokratizimin e partisë do ta vazhdoj, por jo në organizim paralele. Do të komunikoj me demokratët rrugët janë të pafundme. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund këtij projekti”, tha ai.
I pyetur se çfarë prite të ndodhi në përfundim të garës dhe se a mund të ketë përçarje brenda PD, z. Kadilli u përgjigj se kjo mbetet në dorë të z. Basha.
“Pas këtij momenti kësaj i takon të përgjigjet kryetari i partisë pasi me meritë, pa meritë është ai që zotëron partinë. I takon atij të mbajë përgjegjësitë jo vetëm për të mbajtur partinë të bashkuar por për të arritur fitoren”, përfundoi z. Kadilli.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta