Izraeli do sulmojë objektet nëntokësore të raketave të Iranit në fazën e dytë të luftës, thonë burimet
Izraeli do të sulmojë objektet nëntokësore të raketave balistike në fazën e dytë të luftës, thanë dy burime sigurie për Reuters.
Njëri prej tyre shtoi se qëllimi i Izraelit është të neutralizojë plotësisht aftësinë e Iranit për të lëshuar raketa në territorin e tij deri në fund të luftës.
Më herët ushtria izraelite (IDF) lëshoi një “paralajmërim urgjent” për banorët e periferive jugore të Bejrutit, të cilat janë nën kontrollin e Hezbollahut, në pritje të sulmeve ajrore të planifikuara kundër organizatës terroriste.
Është hera e parë që ushtria izraelite i ka bërë thirrje një pjese të madhe të kryeqytetit libanez të evakuojë këto zona. Në të kaluarën, paralajmërimet për evakuim në Bejrut kanë pasur të bëjnë me ndërtesa specifike që ushtria izraelite do të godiste. Urdhri i fundit, megjithatë, mbulon katër lagje të mëdha në periferitë jugore të qytetit.
“Shpëtoni jetët tuaja dhe evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Kolonel Avichai Andre.
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin