Kryebashkiaku i Marsejës kundër koncertit të Kanye West në Francë: Nuk është i mirëpritur
Kryebashkiaku i Marsejës ka deklaruar se nuk dëshiron që reperi amerikan Kanye West të performojë në qytetin e tij.
Reagimi vjen pasi artisti njoftoi një koncert më 11 qershor, që pritet të jetë koncerti i vetëm i planifikuar i tij në Francë.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, kryebashkiaku tha se refuzon që Marseja të bëhet “një vitrinë për ata që promovojnë urrejtje dhe nazizëm”, duke shtuar se West nuk është i mirëpritur në stadiumin Stade Velodrome, të cilin e quajti “tempulli i të jetuarit së bashku për të gjithë banorët e qytetit”.
Kundërshtimi ndaj koncertit nuk vjen vetëm nga autoritetet lokale pasi edhe organizata që përfaqëson institucionet hebraike në Francë ka shprehur shqetësim, duke theksuar se mirëpritja e një artisti që ka shprehur admirim për Adolf Hitler ngre “një pyetje të vërtetë morale”.
Reperi amerikan ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit për shkak të deklaratave të tij raciste dhe antisemite. Ai madje ka shpallur veten “nazist”, ka shitur bluza me simbolin nazist dhe ka publikuar një këngë të titulluar “Heil Hitler”.
Reperit i është anuluar viza nga Australia dhe është përballur me kërcënime për arrestim në Brazil.
Në janar të vitit 2026, artisti kërkoi falje në një letër të botuar në “The Wall Street Journal”, ku pranoi se kishte “humbur kontaktin me realitetin” dhe se sjellja e tij lidhej me çrregullimin bipolar.
Megjithatë, debati rreth koncertit të planifikuar në Marsejë vazhdon.
Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të hapur të armëpushimit pas vrasjes së dy personave në Liban
Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?
Lavrov: Perëndimi ka dështuar si ndërmjetës për Ukrainën, nuk mund të merret seriozisht
- 12:56 Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të hapur të armëpushimit pas vrasjes së dy personave në Liban
- 12:46 Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?
- 12:42 Lavrov: Perëndimi ka dështuar si ndërmjetës për Ukrainën, nuk mund të merret seriozisht
- 12:35 Botërori 2026! 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi
- 12:32 Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 12:32 Rusia mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, paralajmëron: Rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë