Zelenskyy: SHBA na ka kërkuar ndihmë për mbrojtjen kundër dronëve iranianë

6 Mars 2026 | 09:07

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme po kërkojnë ndihmën e Ukrainës për mbrojtjen kundë dronëve Shahed të Iranit.

“Vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, i janë drejtuar Ukrainës për ndihmë në mbrojtjen kundër dronëve iranianë,” tha Zelenskyy.

Ai tha se ka folur ditët e fundit me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit, Jordanisë dhe Kuvajtit rreth bashkëpunimit të mundshëm.

“Ndihma ukrainase në kundërshtimin e dronëve iranianë do të ofrohet vetëm nëse nuk dobëson mbrojtjen e vetë Ukrainës,” tha presidenti ukrainas dhe nëse shton ndikim në përpjekjet diplomatike të Kievit për të ndaluar pushtimin rus.

“Ne ndihmojmë në mbrojtjen nga lufta të atyre që na ndihmojnë ne, Ukrainën, t’i japim fund të drejtë luftës me Rusinë”, tha Zelenskyy.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë të enjten me Reuters, tha se do të pranojë çdo ndihmë nga çdo vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kili, Republika Dominikane, El Salvadori, Meksika dhe Zvicra sapo kanë mbërritur në Venezuelë. Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për...
11:28 | 26/06/2026

Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia e Parisit njoftoi të premten se u kërkoi organizatorëve të Marshimit të Krenarisë, i cili ishte planifikuar për të shtunën të anulohej për shkak...
11:23 | 26/06/2026

Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit, Naim Qassem, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të tërhiqet pa kushte nga territoret libaneze që ende kontrollon....
11:11 | 26/06/2026