EMRI/ Pas vdekjes së Flori Topallit, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër i përfshirë në aksidentin e rëndë në Itali
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në Siçili, pasi ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër, drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime pak ditë më parë.
Pas katër ditësh agoni, zemra e Tili Pilincit, 39 vjeç, pushoi së rrahuri në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Villa Sofia në Palermo. Pilicini ishte drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku për pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes pasagjeri Flori Topalli, 24 vjeç.
Tili Pilinci luftoi pa u lodhur për katër ditë. I shtruar në spital në gjendje të rënduar, ai u transferua nga spitali Barone Lombardo në Canicattì në Villa Sofia në Palermo, ku mjekët ruanin gjithmonë një prognozë konfidenciale për jetën e tij.
Punëtorët shqiptarë që ndodheshin në makinën e aksidentuar jetonin në Canicatti dhe Naro. Të rinjtë, të moshës 24 deri në 39 vjeç, ishin të angazhuar në punë sezonale bujqësore. Të hënën në mëngjes, pak para agimit, ata po udhëtonin drejt punës kur ndodhi aksidenti fatal në autostradën Naro-Camastra ku makina e tyre u përplas në orët e para të mëngjesit të 1 marsit me një kamion që transportonte fruta-perime.

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta