Ushtria izraelite paralajmëron: Do të godasim çdo pasardhës të Ali Khamenei

8 Mars 2026 | 16:39

Ushtria izraelite paralajmëroi se do të vazhdojë të godas çdo pasardhës të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Në një postim në X në persisht, ushtria izraelite paralajmëroi gjithashtu se do të ndjekë penalisht çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës për Khamenein, duke iu referuar organit klerikal të ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit suprem të Republikës Islamike.

Paralajmërimi vjen ndërsa organi klerik u takua për të zgjedhur udhëheqësin suprem të ardhshëm të Iranit.

Struktura e posaçme për zgjedhjen e liderit të ri suprem të Iranit ka marrë një vendim, e cila bëri të ditur të dielën anëtarët e saj, të cilët megjithatë nuk e bënë publik emrin e të përzgjedhurit.

Lideri suprem iranian zgjidhet nga organi me 88 anëtarë, të gjithë klerikë të hershëm, të cilët zgjidhen me votë popullore.

Në një postim në rrjetin “X”, Forca Mbrojtëse Izraelite deklaroi se “ne duam t’jua bëjmë të qartë se dora e shtetit të Izraelit do të vazhdojë të godasë çdo pasardhës dhe çdo person që përpiqet ta caktojë atë”.

Shteti hebre paralajmëroi edhe pjesëtarët e Asamblesë së Ekspertëve. “Nuk do të hezitojmë t’ju godasim as juve. Ky është një paralajmërim!”, thuhet në profilin e Forcës Mbrojtëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026