Lista ‘non grata’ e SHBA-së, Kraja: Hetim deri në fund për çdo informacion
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka raportuar këtë të hënë në Parlament mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton.
Mes të tjerash, Kraja u pyet nga deputeti Ralf Gjoni se çfarë ndodh me personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.
Në përgjigjen e tij kreu i Prokurorisë së Posaçme tha se çfarëdolloj informacioni apo materiali që të vijë në SPAK nga Shtetet e Bashkuara, do të hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund.
“Çdo indicie apo material që vijë apo që do të kemi në dispozicion, në raport me çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë për komeptencat që ne kemi në juridiksion, pa diskutim që jemi të vendosur për ta çuar ndjekjen penale deri në fund, qoftë penalisht, qoftë nga pikëpamja e hetimit financiar, qoftë edhe ana e bllokimit të pasurive të paligjshme. Çfarëdo që do të vijë, përfshirë dhe partnerët ndërkombëtarë, patjetër”, tha Kraja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Çështjet e nxehta”, kryeprokurori Çela: Presim rivlerësimin e Policisë
Roland Bejko: Zgjedhjet në PD treguan demokracinë brenda partisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta