Haxhiu: S’mund të thërras seancë, dekreti i Osmanit është jokushtetues

9 Mars 2026 | 12:12

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përsëritur të hënën se beson që dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin është jokushtetues dhe që përderisa të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, ajo nuk mund të thërrasë seancë.

Sipas saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) do ta çojë shpejt në Gjykatën Kushtetuese këtë lëndë për shqyrtim.

“Nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund ta vazhdojë punën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë… vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues është i ngutshëm dhe si i tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

Presidentja Osmani e ka prezantuar më 6 mars dekretin për të shpërndarë Kuvendin dhe rrjedhimisht për ta çuar vendin në zgjedhje, ndonëse datë nuk është përmendur ende.

Ajo e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se 5 marsi ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kanë dështuar t’i përmbushin afatet ligjore.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet thirret në nene tjera të Kushtetutës dhe beson që dekreti nuk ka bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i ka nisur më 5 mars dhe ka afat prej 60 ditësh për ta finalizuar procesin.

Osmani insiston se afati 60-ditor do të duhej të shfrytëzohej para 5 marsit dhe i ka ftuar menjëherë partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhje të parakohshme. Kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës më 6 mars, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë prezente.

Haxhiu i ka bërë thirrje të hënën Gjykatës Kushtetuese që të dalë me një vendim sa më shpejt, meqë sipas saj, “pasojat mund të jenë të pariparueshme”.

“Thërras Gjykatën Kushtetuese, pa dashur që të kuptohet si ndërhyrje, por situatat aktuale janë të tilla që nevojitet vigjilencë, vëmendje, shpejtësi, profesionalizëm nga ana e Gjykatës Kushteutese dhe thërras që të gjithë ta lënë Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë punën e saj, sepse jam e bindur që në rrethana të tilla Gjykata mund të vendoset në presione nga kushdo, prandaj është e rëndësishme që ajo ta bëjë punën sa më profesionale dhe sa më shpejt, sepse është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë punën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar pesë persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026

Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)

Qytetarët serb tanimë kanë nis të mblidhen në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, për të festuar të ashtuquajturin Vidovdan. Ndërkohë, policia po kontrollon nëse...
12:37 | 28/06/2026