Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

28 Qershor 2026 | 15:11

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia e Kosovës.

Këta persona janë shoqëruar nga efektivët e Policisë pasi që paraprakisht ishin angazhuar në kore nacionaliste kundër Kosovës brenda hapësirës së monumentit për Betejën e vitit 1389.

Disa persona janë arrestuar për shkak se refuzun urdhërat e policisë për daljen e qetë nga vendi i ngjarjes. Arrestimet erdhën pasi që për më shumë se 20 minuta pas riteve fetare serbët kënduan këngë nacionaliste duke thënë se Kosova është serbe, dhe se do të kthehet në Serbi.

Gazetari shton se policia ka marrë masa për të larguar personat që xhironin individualisht, duke lejuar vetëm mediat zyrtare. Lidhur me mbulimin mediatik, gazetari nënvizon se mediat lokale serbe në Kosovë raportojnë në mënyrë profesionale, ndërsa mediat në Beograd sipas tij tentojnë të skandalizojnë çdo incident dhe t’i paraqesin arrestimet si sulm dhe përndjekje ndaj serbëve.

 “Janë gjëra teknike të cilat policia e Kosovës pra i komunikojnë mes vete, por gjithsesi ka lëvizje në atë makinën e madhe të policisë. Janë dy që janë bërë gati për t’i shoqëruar personat të cilët janë arrestuar.

Sapou ka kërkuar policia e Kosovës që t’i largojnë individët që po xhirojnë nga ana tjetër. Pra, duke u larguar, policia e Kosovës u thotë pjesëtarëve të tjerë që t’i largohen sa më shpejt. Është e lejuar, le të themi, xhirimi vetëm për grupet e xhirimit, për gazetarët, por jo dhe për persona individualë për momentin, sepse me gjasë pra, në çdo moment do të ketë të tjerë persona të cilët do të shoqërohen.

Tani për mediat serbe lokale të Kosovës, ato janë goxha profesioniste dhe raportojnë në mënyrë, le të themi, jo senzacionaliste, të zakonshme për atë që ndodh. Ndërkohë që mediat në Beograd, shumica e tyre janë pra të lidhura me regjimin e Vuçiçit dhe secili incident i vogël skandalizohet.

Pra, secili arrestim nga ana e policisë së Kosovës, secili shoqërim për shkak të provokimeve që ndodhin, paraqitet si sulm ndaj të gjithë serbëve, paraqitet si përndjekje ndaj serbëve të Kosovës. Pra, toni është gjithmonë nacionalist, është kundër shqiptarëve të Kosovës, fyhen policët e Kosovës për punën e tyre që bëjnë.

Por ne jemi mësuar, pra nuk është çudi, kështu ka ndodhur gjithmonë. Edhe një individ që ka bartur gjatë gjithë kohës kryqin brenda, në kuadër të manifestimit religjioz. Por duhen vetëm pak minuta për të përfunduar dalja e të gjithëve, në mënyrën më të qetë po themi. Përveç atij shoqërimi të një personi, të gjithë të tjerët janë lejuar që në mënyrë të qetë dhe të ngadalshme t’i drejtohen makinave të tyre, autobusëve, sepse kanë ardhur në mënyrë të organizuar dhe autobusët gjithmonë përcillen nga policia e Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026