Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet

10 Mars 2026 | 15:46

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë është hedhur këtë pasdite shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Katër skuadrat e mbetura në garë  Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë vendimtare të turneut.

Sipas shortit, Dinamo do të përballet me Vllazninë, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytet. Në gjysmëfinalen tjetër, kampionët në fuqi të Egnatias do të kenë përballë Elbasanin.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë planifikuar të luhen më 8 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 22 prill, ku do të përcaktohen edhe dy finalistët e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026