Gruaja që qëlloi me armë në shtëpinë e Rihannës përballet me burgim të përjetshëm
Një grua 35-vjeçare nga Florida është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi dyshohet se qëlloi me armë në shtëpinë e këngëtares amerikane Rihanna në Beverly Hills të dielën.
Ivana Lizet Ortiz akuzohet për tentativë vrasjeje, 10 akuza për sulm ndaj një personi me armë zjarri gjysmëautomatike dhe tre akuza për të shtëna me armë në një ndërtesë banimi. Të 14 akuzat e aktakuzës kundër saj janë krime të rënda, raporton Euronews.
Zyrtarët thanë se askush nuk u lëndua në të shtënat, megjithëse Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hockman, tha se Rihanna, partneri i saj A$AP Rocky, tre fëmijët e tyre dhe nëna e Rihannës ishin brenda në shtëpi në kohën e të shtënave.
Motivi i të shtënave mbetet i paqartë për momentin.
Të dhënat publike tregojnë se adresa e fundit e raportuar e Ortizit ishte në Orlando dhe ajo ka qenë një terapiste e licencuar e të folurit për më shumë se një dekadë.
Deklarata e saj para gjykatës u shty deri më 25 mars dhe ajo u la në paraburgim me një garanci prej 1.8 milion dollarësh.
Ajo mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për të gjitha akuzat.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi