Witkoff: Mbështetja e Britanisë për SHBA-në erdhi vonë, Starmer mund ta rregullojë marrëdhënien me Trumpin

11 Mars 2026 | 10:57

Mbështetja e Britanisë për veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit erdhi “pak vonë”, por marrëdhënia e Keir Starmer me Donald Trump mund të rregullohet, sipas Steve Witkoff.

Komentet e Witkoff, vijnë pas një sërë kritikash publike nga udhëheqësi i SHBA-së kundër kryeministrit dhe qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Starmer kërkoi të rregullonte marrëdhëniet e përçara të dielën në një telefonatë me Trump, pasi ky i fundit kishte deklaruar në mediat sociale: “Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra pasi ne kemi fituar tashmë”.

Ky koment erdhi disa ditë pasi Trump ishte ankuar se Starmer “zgjati shumë” për të lejuar forcat amerikane të përdorin bazat ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, dhe më vonë komentoi ashpër për Starmer para gazetarëve: “Ky nuk është Winston Churchill me të cilin kemi të bëjmë”.

“Ai ka thënë, siç e dini, se është pak,  bie në kategorinë e shumë pak, shumë vonë, por mendoj se ata kanë një marrëdhënie të mirë dhe të fortë, dhe shpresoj se do të jenë në gjendje ta riparojnë atë. Unë mbështetem në atë që thotë Presidenti, dhe Presidenti thotë vazhdimisht se të gjithë kanë të drejtë në pikëpamjen e tyre. Por mendoj se ndonjëherë vërejmë se nuk ka atë ndjenjë mirënjohjeje. Mendoj se qëndrimi i Presidentit është që ne të bëjmë shumë për Evropën, shumë për Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e tregtisë, në fushën e mbrojtjes, në fushën e mbështetjes që i japim NATO-s. Dhe mendoj se ndonjëherë përgjigjja, reciprociteti, mungon pak. Do ta lija me kaq, në rregull?”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit

Anija e Evergreen Marine u godit të premten nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit. Kompania tajvaneze njoftoi se anija është larguar në...
08:53 | 26/06/2026

Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar

Qendra e paraburgimit të emigrantëve “Alligator Alcatraz” është mbyllur pas më pak se një viti funksionimi, thanë zyrtarët të enjten. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis me carin kufitar...
08:47 | 26/06/2026

Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)

Dy trena u përplasën pranë fshatit Bialosliwie në Poloninë perëndimore-qendrore, raportuan mediat polake të enjten. Alarmi u dha të enjten pasdite kur një tren pasagjerësh...
08:42 | 26/06/2026