Rritja e çmimit të naftës, vende të ndryshme planifikojnë zhbllokimin e rezervave për të qetësuar tregun
Ministrja e Ekonomisë në Gjermani ka konfirmuar planet që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë të zhbllokojë rezervat më të mëdha të naftës në histori.
Katherina Reiche deklaroi se 32 vende anëtare kanë kërkuar 400 milionë fuçi naftë në tërësi. Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme, pasi përbën një të tretën e totalit që këto vende kanë.
Reiche tha gjithashtu se vendi i saj do të kontribuojë për atë që e quajti “një instrument për t’u përballur me mungesën e furnizimeve”.
“Duhet një sinjal i qartë për tregun në mënyrë që të frenojë pasojat e rreziqeve të mëdha dhe përfitimeve spekulative”, vijoi ministrja.
Ndërkohë, ministri austriak i Energjetikës, Peter Hanke deklaroi se do ta mbështesë në parim këtë vendim. Të dyja vendet janë anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë.
Përpjekjet globale për të normalizuar tregjet e energjisë vijnë pasi çmimet e naftës kanë qenë të paqëndrueshme, duke përçuar dridhje në mbarë ekonominë globale.
Ato mbeten ndjeshëm më lartë nga sa ishin përpara fillimit të luftës në Iran. Deri pasditen e së mërkurës, një fuçi naftë e papërpunuar është këmbyer me mbi 91 dollarë amerikanë.
Më herët, Japonia, që ka një ndër rezervat me naftë më të mëdha në botë, deklaroi se do të zhbllokonte karaburante të mbledhura në 15 ditë nga sektori privat dhe në një muaj nga shteti.
Kryeministrja Sanae Takaichi tha se, në vend që të presë aprovimin zyrtar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Japonia do të veprojë e para për të lehtësuar ofertën dhe kërkesën për naftë në tregun global të energjisë, duke filluar nga data 16 mars.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.