Mes violinës dhe drejtësisë, rrugëtimi frymëzues i Edlira Shkurtit
Edlira Shkurti është një violiniste e talentuar dhe nënë e përkushtuar, e cila paralelisht ndjek ëndrrën për t’u bërë juriste, duke balancuar me sukses familjen, artin dhe studimet.
“Pasioni im për violinën ka nisur shumë herët, që në moshën 6-vjeçare. Fillimisht ishte një dëshirë e prindërve të mi, por me kalimin e kohës u kthye në profesion dhe në pasionin më të madh të jetës sime. Violinën e parë, me ngjyrë të errët, e mora në klasën e parë dhe që nga ajo kohë nuk jam ndarë më prej saj.
Unë vij nga një familje që nuk ka lidhje me muzikën dhe jam e para që kam zgjedhur këtë rrugë. Aktualisht luaj në orkestrën e Radio Televizioni Shqiptar prej rreth 11 vitesh. Përveç kësaj, performoj edhe në koncerte, evente të ndryshme dhe aktivitete private, herë vetëm, herë me orkestër ose me grup.
Kam performuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Itali dhe Maqedonia e Veriut. Në Itali jam pritur shumë mirë dhe ka qenë një përvojë shumë e bukur për mua.
Një nga pasionet e mia të reja është edhe saksofoni. Gjithmonë më ka bërë përshtypje dhe doja ta provoja. Kam bërë progres dhe tashmë kam performuar edhe me saksofon, gjë që dua ta ndaj edhe me publikun.
Një nga momentet që më ka lënë më shumë mbresa është koncerti që kemi realizuar në Tiranë me këngëtarin grek Konstantinos Argiros, i cili dha një performancë të jashtëzakonshme. Së fundmi kemi realizuar edhe një koncert shumë të bukur me këngëtaren Marsela Çibukaj.
Përveç muzikës, kam pasur gjithmonë dëshirë dhe kuriozitet për studimet në drejtësi, ndaj vendosa t’i ndjek ato. Aktualisht jam në vitin e tretë dhe po mësoj shumë. Balanca mes muzikës, punës, studimeve dhe familjes është një sfidë, por për mua është thjesht çështje organizimi. Jam në punë, kam djalin tim dhe studimet, por kjo nuk më lodh aspak – përkundrazi, më jep kënaqësi.
Sot mund të them se jam njëkohësisht juriste dhe violiniste. Ndoshta, po të bëhesha gjyqtare, do të isha një gjyqtare shumë e butë. Por një gjë është e sigurt: muzika nuk do të ndahet kurrë nga unë, sepse ne jemi të pandashme”, tha ajo.
Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit
Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)
Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut (VIDEO)
- 20:30 Trump pas arritjes së marrëveshjes me Iranin: SHBA-të presin armëpushim të plotë në të gjitha frontet
- 20:27 Zgjedhjet e pjesshme në Angli, votuesit drejtohen në qendrat e votimit
- 20:22 Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit
- 20:04 Një ditë pas marrëveshjes, SHBA njofton heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit
- 20:01 Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)
- 19:52 Marrëveshja me SHBA-në, reagon për herë të parë lideri suprem i Iranit