Lufta në Iran, raporti i ushtrisë amerikane: Në javën e parë u shpenzuan 11.3 miliardë dollarë
Lufta në Iran, nga nisja e së cilës janë bërë këtë të enjte 13 ditë, i ka kushtuar administratës amerikane rreth 11.3 miliardë dollarë vetëm në javën e parë.
Lajmin e bënë të ditur krerë të ushtrisë amerikane në një raportim me dyer të mbyllura përpara anëtarëve të Kongresit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Duke cituar persona në dijeni të raportimit, burimet mediatike nënvizuan se shifra është një vlerësim paraprak dhe nuk përfshin kostot e organizimit dhe lëvizjes së aseteve ushtarake për të qenë gati për veprim më 28 shkurt.
Senatori Chris Coons, kryetari demokrat i komisionit të Senatit që trajton çështjet e mbrojtjes, tha për gazetarët se pret që shifra reale e kostos së operacioneve të jetë shumë më e lartë.
“Do të ishte e drejtë të përllogarisnim që kostoja ditore e luftës tejkalon kuotën e 1.5 miliardë dollarëve, edhe pse ajo varion nga dita në ditë dhe në varësi të operacioneve ushtarake”, deklaroi Coons.
Sipas tij, vetëm kostoja e zëvendësimit të municioneve që janë përdorur në luftë me siguri shkon përtej 10 miliardë dollarëve.
Senatori nga Delaware tha më tej se pret që Pentagoni t’u kërkojë ligjvënësve të miratojnë fonde shtesë për luftën në Iran, por nuk saktësoi se sa pritet të jetë shuma që do të kërkojë administrata.
“Përpara se të bëj një gjë të tillë, ata na detyrohen një llogaridhënie sa i takon nivelit të shpenzimeve”, vijoi Coons.
Ai shtoi se, pavarësisht raportimit të krerëve të ushtrisë, nuk ishte i kënaqur me informacionin e dhënë deri tani.
Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz