Zaev në Samitin e NATO-s, takime të rëndësishme me Stoltenberg dhe presidentin e Bullgarisë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, udhëhoqi delegacionin qeveritar në Samitin e NATO-s në Bruksel, ku Shkupi mori pjesë për herë të parë si anëtar me të drejta të plota.
Zaev pati një takim me kreun e NATO-s, Stoltenberg dhe me presidentin e Bullgarisë Radev. Kujtojmë se Bullgaria është shteti i cili ka vendosur veton për Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj vizionit të Ballkanit në shekullin 21, si një rajon i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të rritur rajonal për përfitime ekonomike dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.
Ne fuqimisht besojmë se është e nevojshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë kristal të qartë euro-atlantike dhe të BE-së. Lënia e një vakumi në pjesën tonë të Evropës nuk është një opsion.
Ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme dhe të intensifikuara të integrimit në BE dhe NATO”, u shpreh Zaev gjatë këtij samiti.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta