Shorti për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri, FSHF hap të hënën aplikimet për tifozët shqiptarë

13 Mars 2026 | 20:19

Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF do të hapë të hënën procesin e aplikimit për tifozët shqiptarë që dëshirojnë të blejnë bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri. Ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për play-off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion për tifozët kuqezi, përzgjedhja do të bëhet përmes një shorti elektronik, i cili do të realizohet përmes platformës t-Ticket.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese.

Çdo aplikant do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave.

Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit. Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre. Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026