Kurti përballë Vuçiç, analisti Hajrullahu: Kryeministri i Kosovës nuk shkon për të vijuar dialogun
Analisti, Muhamet Hajrullahu tha për Euronews Albania se takimi Kurti-Vuçiç është i një rëndësie të lartë, fillimisht prej takimit të dy figurave shumë të votuara në Kosovë dhe Serbi dhe më pas prej karakterit të takimit.
“Ne e dimë që ka pasur takime, zhvillime, bisedime në Bruksel e dialog të vazhdueshëm edhe në kohën e zotit Hashim Thaçi, zotit Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, por tashmë në Kosovë kemi një kryeministër tjetër dhe ai është Albin Kurti. Fakti që Albin Kurti do të jetë në tavolinën e dialogut është risi për faktin që për vite të tëra ka protestuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ka rrotulluar të gjitha ato makina e zhvillime që kanë ndodhur për dialogun në Kosovë e tashmë do ta kemi në tavolinën e bisedimeve me Vuçiç,” – u shpreh Hajrullahu.
Ai përmendi se qeveria e Kurtit përmend vazhdimisht se ky nuk është një vijimësi e dialogut por një takim për të përcaktuar modalitetet se çfarë do të ndodhë nga sot e më vonë.
Sipas tij ky mund të cilësohet edhe një “takim nervash” sepse do të ketë provokime dhe përplasje verbale, ndërsa theksoi se për të ky nuk do të jetë një takim që do të ketë ndonjë rezultat.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 vjet dialog Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga rinisja e bisedimeve
- Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Inkurajoj të dyja palët të rifillojnë dialogun
- Rinis dialogu Kosovë-Serbi, mbahet sot në Bruksel takimi i parë Kurti-Vuçiç me ndërmjetësimin e BE
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta