Vijon operacioni i RENEA-s, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, u kap me armë

15 Qershor 2021 | 10:44

Vijon operacioni i Forcave Speciale RENEA dhe Forcave të Posaçme Operacionale për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike, i cili është shtrirë në 4 qytete, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Policia e Vlorës bën me dije se së  fundmi është arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” 41-vjeçari me iniciale E.B.

Ky i fundit u kap me një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, teksa ishte në një kafene.

Mbi 41-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

RENEA aksione të befasishme në Elbasan, Fier, Vlorë dhe Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026