Mbappé rikthehet në stërvitje, mund të luajë ndaj Manchester Cityt në Champions
Sulmuesi francez Kylian Mbappé mund të rikthehet në fushë për Real Madrid në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 në UEFA Champions League kundër Manchester City, pasi u stërvit me grupin të dielën.
Mbappé ka munguar që nga fundi i shkurtit për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë dhe ka humbur pesë ndeshje të madrilenëve, përfshirë përballjen e parë ndaj Cityt.
Klubi madrilen kishte njoftuar më 2 mars se lojtari kishte pësuar një shtrembërim në gju dhe po ndiqte trajtim konservator për të shmangur ndërhyrjen kirurgjikale.
Ndërkohë, trajneri Álvaro Arbeloa mund të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Álvaro Carreras, i cili gjithashtu u stërvit pjesërisht me skuadrën pas një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë.
Real Madridi mbron avantazhin 3-0 nga ndeshja e parë në Etihad Stadium, ndërsa lista e të dëmtuarve përfshin ende lojtarë si Éder Militão, David Alaba, Ferland Mendy, Jude Bellingham, Dani Ceballos dhe Rodrygo Goes.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet