Pas takimit Kurti-Vuçiç, reagon i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak
Pas takimit të sotëm të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, ka folur edhe i derguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Ai tha se ky takim nuk aspak ishte i lehtë, megjithatë për Lajçak e rëndësishme është që Albin Kurti dhe Vuçiç u ulën bashkë në tryezë.
“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve. Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, tha Lajçak.
Sllovaku shtoi se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiq të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.
“BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajçak.
Me ketë rast ai ka konfirmuar se takimi i radhës do te ndodh në fund të korrikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Albin Kurti reagon pas ‘debatit’ me Vuçiç në Bruksel
Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç polemika me Kurtin për njohjen e Kosovës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta