Leli refuzon këshilltarët që i kërkonin llogari për pastrimin: Flasim online, jo në teatër
Dështon mbledhja e kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak për një raportim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, sa i përket shqetësimeve të qytetarëve për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit. Ndërsa këshilltarët nuk janë lejuar të hyjnë në teatër, kreu i grupit parlamentar të PS tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anti-COVID është qesharak.
“Kryetari i bashkisë e ka humbur mbështetjen e PS dhe qytetarëve të Vlorës, kjo na ka bërë që si këshilltarë bashkiakë të marrim në dorë fatet e qytetit, duke ushtruar të drejtat që na jep ligji dhe gjithë detyrën tonë për të ushtruar presion që ato çka në Vlorë nuk po bëhen; sezoni që ka nisur duhet të jetë në nivelin e duhur, punët publike duhet të jenë në nivelin e investimeve të qeverisë”, u shpreh këshilltari bashkiak.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë Dritan Leli përmes një statusi në faqe zyrtare ka argumentuar edhe përplasjen me këshilltarët bashkiakë.
“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin ‘Petro Marko’. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shprehet kryebashkiaku i Vlorës.
Sakaq, kryetari i Bashkisë, Leli ka zhvilluar online një mbledhje me drejtuesit e drejtorive përkatëse, të cilat përgjigjen për shqetësimet e pretenduara nga këshilltarët sa i përket problematikave në qytet. Ndërkohë, nga 45 këshilltarë 11 nuk kanë firmosur kërkesën për llogaridhënie ndaj kryetarit të bashkisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta