Kupa e Shqipërisë në çiklizëm, mbyllet etapa e parë në Korçë

15 Qershor 2021 | 14:18

Servet Kastrati i Vllaznisë për kategorinë Kadet, Brikel Barci për kategorinë Junior dhe Olsian Velia, për kategorinë Elite, janë fituesit e etapës së parë të Kupës Së Shqipërisë në çiklizëm.

Në kategorinë Kadet ka qenë një garë e fortë, me një gjatësi 54.6 km, ku në finish të kësaj gare dueli midis çiklistit shkodran dhe atij durrsak është ndarë vetëm me një sekondë diferencë në avantazh të shkodranit. Çiklisti i ri shprehet se etapa i kishte të gjitha brenda.

“Gara shkoi shumë mirë, ishte një terren malor. Arrita të shkëputesha në malore në Qafë Pllocë, ishte një shpërthim në fund dhe ikëm dy çiklistë, unë dhe një çiklist i Teutës. Erdhëm se bashku, punuam se bashkë dhe e lamë ne fund se cili do të fitonte dhe ja dola”, tha Servet Kastrati.

Edhe në kategorinë ELITE, ajo e më të mirëve, ka pasur emocione ku triumfues ka dalë Olsian Velia i Tiranës.

“Etapa shkoi shumë mirë, kishte sulme gjatë gjithë kohës pasi kishim dhe dy ekipe maqedonase dhe gjatë gjithë kohës është bërë sulme, njëherë maqedonasit e njëherë tjetri dhe u mundova ti kapja të dy ekipet”, tha Olsian Velia.

Sipas presidentit të federatës shqiptare të çiklizmit, është pikërisht ky sport që largon të rinjtë nga veset dhe i bën më të shëndetshëm e të disiplinuar, e po ashtu i shërben edhe turizmit të vendit, por që ka ende nevojë për mbështetje.

“punohet, po duhet akoma shumë punë dhe mendojmë që këta djem ti mbajmë gjithmonë afër, që këta prindër të jenë gjithmonë të kënaqur, mos ti lëmë të merrem me thashetheme, me pisllëqe, me cigare, me hashash. Këta prindër duhet jenë më afër qe te rrisin rezultatet. Çiklizmi është një sport qe i bën një reklamë shumë të madhe shtetit, sidomos turizmit në mënyrë të shkëlqyer, por do mbështetje. Duhet patjetër ligji i sportit. Nuk është mundësia që të jetë një ekip çiklizmi që ta mbajë në cilësinë e duhur afërisht si futbolli. Ne futboll do të luash 90 minuta, ndërsa në biçikletë do rrish mbi 5 ore”, tha Skënder Anxhaku.

Pjesë e etapës kanë qenë disa skuadra shqiptare dhe maqedonase.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026