I konsideruar si njeriu kyç i Iranit në luftë, Izraeli vendos në shënjestër Ali Larijani-n

17 Mars 2026 | 09:43

Izraeli shënjestroi të hënën në mbrëmje kreun e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani-n në një sulm në Teheran. Sipas një burimi izraelit për CNN, ushtria izraelite është ende në pritje të rezultateve të sulmit, të njohura si vlerësim i dëmeve të betejës, për të përcaktuar nëse Larijani është vrarë.

Të martën në mëngjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir, tha se shënuan arritje të rëndësishme në Iran mbrëmë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF kryen një valë sulmesh të njëkohshme të hënën në mbrëmje kundër qyteteve të Teheranit, Shirazit dhe Tabrizit. IDF nuk përmendi synimin e Larijanit, duke përmendur në vend të kësaj vendet e prodhimit të raketave dhe qendrat e komandës si objektiva.

“Krahas dëmtimit dhe erozionit të vazhdueshëm të aftësive ushtarake dhe kapaciteteve të prodhimit industrial, ne po veprojmë kundër elementëve të Gardës Revolucionare dhe aparatit të shtypjes së regjimit”, tha Zamir.

Izraeli gjithashtu shënjestroi figura të larta në Xhihadin Islamik Palestinez, një grup militant i mbështetur nga Irani në Gaza, në një sulm të veçantë disa ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026