Procedohen për prostitucion dy braziliane në Durrës, në kërkim dy të tjera

17 Mars 2026 | 12:34

Policia e Durrësit këtë të martë ka zbuluar në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient të marrë me qira ku ushtroj prostitucion. Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 16” janë proceduar penalisht dy shtetase braziliane, LC, 33 vjeçe, dhe VB, 27 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion.

Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar penalisht edhe 9 shtetas të tjerë, njëri prej tyre administratori i hotelit ku u kap një nga shtetaset brazilian, për fshehjen e të ardhurave. Ndërkohë, janë shpallur në kërkime dy shtetase të tjera.

 “Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient. Procedohen penalisht edhe 8 shtetas.

Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”.

Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.

Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026