Ramush Haradinaj: Kurti po e fut dialogun me Serbinë në shtigje të rrezikshme për vendin

15 Qershor 2021 | 16:37

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e cilëson “dështim të plotë” takimin që kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Kurti nuk ka prioritet njohjen e Kosovës duke iu referuar katë propozimeve që kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë në tryezën e bisedimeve.

“Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit”, shprehet z. Haradinaj.

Për të “njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog” dhe se “kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra-tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026