Autoboti me ujë përplasi për vdekje një grua, reagon Ujësjellës Kanalizime Tiranë
Ujësjellës Kanalizime Tiranë, UKT përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar këtë të martë në zonën e ish-ekspozitës ku humbi jetën një grua. UKT në reagim ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës e cila u përplas nga një autobot ujë i Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Ndër të tjera thekson se po ndjek me seriozitet zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. UKT shton se janë të angazhuar për të marrë çdo masë të nevojshme.
“Ujësjellës Kanalizime Tiranë shpreh keqardhjen e thellë për aksidentin e ndodhur tek Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe i percjell ngushëllimet më të singerta familjes së viktimës.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe po ndjekim me seriozitet të plotë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet perkatëse.
Institucioni ynë mbetet i angazhuar për të marrë çdo masë të nevojshme dhe për të qenë në mbështetje të plotë të familjes”, thuhet në reagim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta