Shpërndante lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari në Lushnje
Një 36-vjeçar ka rënë në pranga nga policia pasi shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Lushnjes.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi”, në pranga ka rënë shtetasi O. H., 36 vjeç, të cilit iu gjetën 55 gramë kokainë dhe 562 gramë kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Vijojnë operacionet policore për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar operacionin “Fokusi”, duke vënë në pranga një 36-vjeçar në Lushnjë.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi njëmujor mbi aktivitetin e shpërndarjes së drogës në qytet.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për shpërndarje të kokainës dhe kanabisit.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 55 gramë kokainë dhe 562 gramë kanabis. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fier, ndërsa ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta