Kush ishte Esmail Khatib, ministri iranian i Inteligjencës që u vra nga Izraeli?

18 Mars 2026 | 12:20

Ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib u vu në shënjestër nga Izraeli dhe u eliminua sipas Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz. Khatib ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Inteligjencës që nga viti 2021.

Shënjestrimi i ministrit të inteligjencës së Iranit është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj aparatit të sigurisë së regjimit. Khatib mbikëqyri operacionet e gjera të inteligjencës së Iranit si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke e bërë vdekjen e tij të mundshme një goditje të rëndësishme ndaj aftësive iraniane.

Gjatë katër dekadave të fundit, Esmail Khatib kishte qenë njeriu i preferuar i Khameneit për të kërkuar, identifikuar dhe eliminuar çdo zë kundërshtar.

Khatib ishte 19 vjeç kur kleri mori pushtetin në Iran pas revolucionit që rrëzoi dinastinë Pahlavi. Thuhet se Khatib ka studiuar jurisprudencë islame nën udhëheqjen e Khameneit.

Mohsen Rezaei, kreu i parë i IRGC-së, rekrutoi Esmail Khatib dhe e vendosi atë në Njësinë e Inteligjencës së IRGC-së, ku shërbeu nga viti 1985 deri në vitin 1991. Disa raporte tregojnë se ai luajti një rol kritik në vrasjen dhe shtypjen e disidentëve kurdë në fillim të viteve 1980.  Në vitin 1991 u emërua si kreu i Departamentit Special për Lëvizjet në qytetin e Qom.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026