Champions League/ Liverpooli mund me poker Galatasaray-in, kualifikohet dhe Bayerni e Atletico

19 Mars 2026 | 07:52

Pas kualifikimit të Barcelonës, janë përcaktuar edhe tre skuadrat e fundit që kompletojnë tablonë e çerekfinaleve në UEFA Champions League: Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Në “Anfield”, Liverpool realizoi një përmbysje të madhe përballë Galatasaray, duke shlyer humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke triumfuar 4-0 në kthim. Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të nga Dominik Szoboszlai, i cili finalizoi bukur brenda zonës pas një asistimi nga goditja e këndit e Alexis Mac Allister. Në fundin e pjesës së parë, Mohamed Salah humbi një penallti, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. “Të kuqtë” shënuan tre gola brenda pak minutash me Hugo Ekitike, Ryan Gravenberch dhe sërish Mohamed Salah, duke siguruar një kualifikim bindës.

Dominim total edhe nga Bayern Munich, që konfirmoi epërsinë ndaj Atalanta pas fitores spektakolare 1-6 në ndeshjen e parë në Bergamo. Gjermanët fituan edhe në kthim me rezultatin 4-1, ku protagonist ishte Harry Kane me dy gola, një prej tyre nga pika e bardhë. Rrjetën e gjetën gjithashtu Lennart Karl dhe Luis Diaz, ndërsa për italianët realizoi golin e vetëm Lazar Samardzic në minutat e fundit.

Në Londër, përballja mes Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid përfundoi 3-2 në favor të anglezëve, por nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm. Spanjollët kishin fituar ndeshjen e parë 5-2 dhe kështu siguruan kalimin më tej. Për vendasit realizuan Randal Kolo Muani dhe Xavi Simons me dy gola, ndërsa për “Colchoneros” shënuan Julian Alvarez dhe David Hancko, që mbajtën gjallë avantazhin e krijuar në sfidën e parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026