‘Copa America’ përkujton Diego Armando Maradonën
Lionel Messi arriti të shënonte në barazimin 1-1 mes Argjentinës dhe Kilit, në ndeshen e vlefshme për Grupin A në Kupën e Amerikës e cila po zhvillohet në Brazil. Eduardo Vargas arriti të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë pas penalltisë së humbur nga Arturo Vidal. Me këtë rezultat Argjentina e çon në 14 vazhdimësinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni.
Para se të niste ndeshja, legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta nëntorin e kaluar në moshën 60 vjeçare, u përkujtua në stadiumin e Rio De Zhaneiros me një shfaqje të mahnitshme dritash dhe projeksionesh. Në fushë u shfaq një version hologramë i golave të tij ikonë, si ai i shënuar në Botërorin e 1986-s.
Edicioni i 47-të i “Copa America”, i cili u shty për një vit për shkak të pandemisë, do të zhvillohej fillimisht në Argjentinë dhe Kolumbi, por Federata Amerikano-Jugore e Futbollit e zhvendosi atë në Brazil, pas protestave që përfshijnë Kolumbinë në muajin maj dhe pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Argjentinë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta