Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi grumbullon 24 lojtarë për miqësoren ndaj Uzbekistanit, 6 risi në listë

19 Mars 2026 | 11:32

Kombëtarja U-21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Uzbekistanit, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë do të nisin përgatitjet nga e diela në Antalia të Turqisë, aty ku do të luhet edhe ky takim miqësor. Në kuadër të kësaj përballjeje, trajneri Alban Bushi ka grumbulluar 24 lojtarë.

Gjashtë futbollistët të cilët vijnë për herë të parë në ekipin e Shpresave janë: Skander Tahri, Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Eron Gojani dhe Olsi Myrta.

Lista e plotë:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Skander Tahri

Mbrojtës: Enes Osmani, Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Diar Vokrri

Mesfushorë: Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Eron Gojani, Olsi Myrta, Rrok Toma, Ermir Rashica.

Ndeshja Shqipëri, Uzbekistan do të luhet më 30 mars në Antalia, në ora 14:30. Kjo miqësore do të transmetohet live në FSHF Tv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026