Demo: Miratuam zonat për Paketën e Maleve në 8 bashki

19 Mars 2026 | 14:11

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se kanë miratuar zonat për Paketën e Maleve në 8 bashki. Ai theksoi se paketa e maleve u miratua për bashkitë Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal dhe Librazhd. Sipas tij Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme.

“Kemi miratuar zonat prioritare për 8 bashki për paketën e maleve. Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal, Librazhd, janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa, bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e ezakurimit të kërkesave që kanë kaluar filtrat e kontrollit. Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme, mbi gjysmën bashkive i kemi kaluar zonat prioritare dhe do të vijojmë në javët në vijim”, tha Demo.

I pyetur në lidhje me Reformën Territoriale, Demo u shpreh se mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje e për të çuar përpara reformat. Ai shtoi se janë të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët.

“Unë besoj që komisioni i posaçëm është mbledhur gjatë kësaj jave, javën që kemi përpara do të fillojnë dhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, do të jem një ndër ta për të trajtuar me atë që ka ndodhur dhe reformën. Jemi në kohë, komisioni ka kohën përpara.

Besoj ajo që është e rëndësishme është nevoja për të trajtuar atë që ka ndodhur 10 viteve të fundit që të kemi bashki më të forta nesër. Nuk flas për qëndrime politike. Komisioni do të ecë përpara, ka mjaftueshëm argumente ku të gjitha palët mund të gjejnë vetveten për të hartuar reformën.

Mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformën. Jemi si mazhorancë shumë të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët”, tha Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026