Fshati Petresh i Elbasanit drejt shpopullimit nga emigracioni, qytetarët flasin për vështirësitë

19 Mars 2026 | 17:51

Fshati Petresh, i cili gjendet në kilometrin e 19-të të aksit rrugorë, Elbasan- Tiranë, shumë pranë qytetit të Elbasanit, po vuan sot zbrazjen si pasojë e emigrimit të të rinjve për një jetë më të mirë.

Dikur në këtë zonë jetonin më tepër se 300 familje, sot kanë ngelur shumë pak të tilla. Ata që kanë ngelur janë mosha e tretë, e cila shprehet se jetesa pa fëmijët është e vështirë.

Qytetari shprehet: “Çfarë të bëjmë, nga të vemi? Kjo ditë na zuri. Largohen se s’e mban vendi. E sheh vetë ti, këtu s’ka asnjë lloj fitimi. Çfarë do bësh, nga do shkosh? Ku do e dëgjosh zërin e fëmijës? S’ka. Rinia do kushte… ku janë kushtet këtu? S’ka kushte këtu. Nuk ka punë, oj nënë. Ku do jetojnë të rinjtë këtu? Ne marrim atë pak pension dhe ashtu do kalojmë.”

Të moshuarit rrëfejnë se largimi i të rinjve ka lënë pas një realitet të vështirë, ku mungesa e shërbimeve dhe e mbështetjes ndihet çdo ditë. Ata thonë se mundësitë e pakta për të siguruartë ardhura është arsyeja e emigrimit.

“Pleqtë kanë mbetur, shumë e vështirë është. Njerëzit kanë ikur, të rinjtë. Vetëm pleq kanë mbetur, mund të jenë nja 10 familje që nuk kanë lëvizur. Pleqnia do ilaçe, do të gjitha gjërat… kush do t’ia sjellë? Pse largohen? S’ka punë, ku do punojnë?”

“Zona është braktisur, është i djegur katundi. Kanë ikur kalamajtë, ne s’kemi fare fëmijë këtu. Keq është, po ç’të bëjmë. Nuk rrinë se nuk kanë kushte. S’ka punë. I kanë fëmijët në shkollë, nuk u dalin paratë.”

Ikja masive e të rinjve si pasojë edhe e mungesës së shërbimeve, e ka lënë fshatin pa jetë, me rrugët bosh, shtëpitë e braktisura dhe një aktivitet ekonomik thuajse inekzistent.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026