Izraeli: Kemi hedhur mbi 12,000 bomba mbi Iranin

19 Mars 2026 | 18:20

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan se kanë hedhur mbi 12,000 bomba mbi Iranin që nga fillimi i luftës, në më shumë se 8,500 sulme të ndara ndaj objektivave. 

Nga 12,000 raketa, 3,600 u përdorën në sulmet ndaj Teheranit, sipas IDF.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë operacione të vazhdueshme mbi Iranin për të parandaluar lëshimin e raketave balistike kundër Izraelit, duke përdorur teknika të reja që lejojnë operacione më të gjata pa pasur nevojë për furnizim me karburant.

Nga ana tjetër Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte goditur me raketa rafineritë e Haifës dhe Ashdodit në Izrael.

Më parë, pala izraelite raportoi se fragmente raketash goditën rafinerinë e naftës Bazan në Haifa, ndërsa pati edhe raportime për një ndërprerje të energjisë elektrike në zonë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026