Kryebashkiaku i Mallakastrës u dënua me 3 vite burg në Greqi pas sherrit me pronarin
Euronews Albania ka mësuar detaje të reja nga dënimi me tre vite burg në Greqi i Qerim Ismaliajt, kryebashkiakut të Mallakastrës.
Gazetari Eni Ferhati raporton se Qerim Ismailaj në vitin 1999 punonte në ndërtim në shtetit fqinj, në ishullin Hiot dhe pronari që e kishte punësuar në atë kohë nuk e kishte paguar për një punë të bërë dhe kishte një shumë të konsiderueshme parash për t’i dhënë.
Mësohet se biznesmeni grek dhe kryebashkiaku i Mallakastrës janë takuar dhe janë përplasur fizikisht mes tyre.
Në momentin e sherrit shtetasi grek është rrëzuar e ka përplasur kokën në kalldrëm duke marrë plagë.
Pas kësaj, ai bëri kallëzim në polici, dhe menjëherë policia greke arrestoi Isamilajn, i cili u dënua me tre vite burg.
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj e prek ligji i dekriminalizimit.
Shkresa e Prokurorisë i është përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tre vite i dënuar në Greqi, dekriminalizimi “djeg” një tjetër kryebashkiak
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta