Shkarkimi i Valdete Dakës, a është kompetencë e presidentit? Përgjigjet avokati Palushi

16 Qershor 2021 | 09:42

Shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka në prag të zgjedhjeve vendore ka krijuar një sërë polemikash.

Avokati, Kushtrim Palushi tha për Euronews Albania se shkarkimi i kryesuesit të KQZ-së, nuk është kompetencë e presidentit sepse duhet të jetë një komision i posaçëm ose organet e brendshme të cilat të vlerësojnë deri në çfarë pike është dëmtuar imazhi.

Ligji e parasheh se presidenti mund ta shkarkojë kryesuesen e KQZ-së, por çështja është se sa presidenti mund të konstatojë vetë rrethanat faktike që mund të shpien në shkarkimin, konkretisht të Valdete Dakës.

“Arsyeja që është përmendur për “dëmtimin e imazhit të KQZ-së”, duhet të formohet një komision hetimor që të konstatojë se si, në çfarë rrethanash dhe me çfarë veprimesh, në çfarë kohe, kryesuesi i KQZ-së ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni, dhe më pas t’i rekomandojë presidentit shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së,” – u shpreh avokati.

Palushi theksoi gjithashtu se në të tilla kushte, Daka mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për realizimin e të drejtave të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026